Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur thellë komunitetin muzikor shqiptar dhe fansat e tij.
Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa kolegë, miq dhe admirues kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar kontributin dhe personalitetin e tij të veçantë.
Mes artistëve që reaguan ishin Ramadan Krasniqi – Dani, Gili, Vesa Luma, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Robert Berisha dhe Stresi.










