Shkup, 26 nëntor – Përforcimi i institucioneve dhe vazhdimi i rrugës euroatlantike është i mundur vetëm përmes realizimit të reformave dhe sundimit të së drejtës, ishte mesazhi kryesor në konventën nacionale për Bashkimin Evropian të organizuar në Kuvend. Ne jemi këtu për të ju ndihmuar thanë ambasadoret e Sllovakisë dhe Holandës. Duke i bërë thirrje që të mos humbë kohë, theksuan se Maqedonia urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa dhe të realizojë reformat. Reformat në gjyqësor nuk guxojnë të vonohen më tepër thanë Hricova dhe Xhanel.
“E dimë mirë sa është e vështirë të forcohen institucionet por kjo është e mundur vetëm përmes reformave, e ku fsha kyçe është sundimi i së drejtës sepse kjo krijon besim tek qytetarët”, tha Iveta Hricova – Ambasadore e Sllovakisë.





