3.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Struga zbulon talentet: Ja kush mori vendet e para në garën e recitimit poetik!

Struga u bë edhe një herë qendra e artit dhe kulturës, teksa dhjetëra nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës morën pjesë në garën e recitimit poetik, e cila u mbajt në ambientet e Hotelit “Ëmbla”. Aktiviteti mblodhi rreth vetes shumë prindër, mësimdhënës dhe artdashës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.

Në hapje të aktivitetit, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, theksoi se mbështetja e arsimit dhe talentit të të rinjve do të mbetet gjithmonë prioritet. Ai përgëzoi nxënësit për guximin, përgatitjen dhe dashurinë për artin e fjalës së bukur.

🏅 Fituesit e garës

Shkollat fillore

Vendi i parë: Rejjan Saloska – SHFK “Murat Labunishti”, Labunisht

Vendi i dytë: Eda Ajro – SHFK “Ashim Agushi”, Ladorisht

Vendi i tretë: Ensar Lena – SHFK “Vëllezërit Milladinovci”, Strugë

Shkollat e mesme

Vendi i parë: Alba Taraneshi – SHMK Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo”, Strugë

Të gjithë pjesëmarrësit u vlerësuan për performancën e tyre, ndërsa fituesve iu ndanë mirënjohje dhe shpërblime simbolike si motivim për të vazhduar rrugëtimin e tyre artistik.

Gara e recitimit poetik riktheu edhe një herë vëmendjen te talentet e reja të Strugës, duke dëshmuar se brezi i ri ka potencial të madh në art, kulturë dhe letërsi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit