3.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Daut Beqiri viziton çerdhen “Fatosat” për Festat e Nëntorit: Fëmijëve u shpërndahen paketa festive

 

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka vizituar sot çerdhen “Fatosat” me rastin e Festave të Nëntorit. Vizita u zhvillua në një atmosferë të mbushur me gëzim, ku fëmijët pritën me emocione festimet dhe aktivitetet e organizuara.

Beqiri bashkë me stafin shpërndanë paketa festive për më të vegjlit, duke theksuar se kujdesi dhe mbështetja për fëmijët mbeten prioritet i komunës.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh pranë fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe arsyeja pse punojmë çdo ditë për kushte më të mira në komunën tonë,” u shpreh kryetari Beqiri.

Në çerdhen “Fatosat” u zhvilluan aktivitete të ndryshme festive, duke sjellë atmosferën e Nëntorit tek fëmijët në mënyrën më të bukur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit