Festivali i këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2025 mbajti edicionin e 15-të në sallën e koncertëve në Qendrën e Kulturës – Dibër.
Në këte edicion u prezantuan 22 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Gostivari, Ohri, si dhe nga lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria.
Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski ndau disa mirënjohje dhe ate: për kryetarin të Komunës së Dibrës – Fisnik Mela, Afrim Kerkuti kryetar i keshillit komunal te Dibres, Mexhit Capa, drejtor i Banjat e Dibrës Capa – Dibër, Mevaip Abdiu drejtor i TV “Koha” Tetova, Emine Bajrami, montazhere në Televizionin e Maqedonisë – TVM2, Ajrije Daçi, drejtore në “Breshia” Dibër, Mimoza Bici, poete nga Tirana, Arben Fida si dhe të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski, kompozitor i njohur nga Dibra.
Në mungesë të Kryetarit të Komunës, z. Fisnik Mela, hapjen zyrtare të festivalit e bëri Kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, z. Afrim Krkuti, i cili gjithashtu pranoi mirënjohjen në emër të kryetarit.
Pas performancës së 22 kompozimeve të reja autoriale, Juria profesionale e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2025 e përberë nga: Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, Mimoza Bulku nga Peshkopia dhe Betime Zilali Jakupi nga Gostivari, vëndosi fituesit e çmimeve dhe atë: Fituaes i çmimit nga Juria profesionale: Marigona Erebara nga Dibra më këngën “Sa dua dashuri”, Fitues i çmimit nga Publiku: Amar Telqiu nga Dibra me kengen “Dibra ime tungjatjeta.
Përmbledhje e cmimeve të dhëna:

Ҫmimi nga Juria profesionale:
Marigona Erebara – çmimi i parë
Luana Riza, Armisa Legisi, Briselda Yzeiri – çmimi i ditë
Erina Hoti, Fatime Haliti – çmimi i tretë
Ҫmimi nga Publiku:
Amar Telqiu – çmimi i parë
Buna Shillova – çmimi i ditë
Ҫmimi për interpretim më i mirë:
Kenza Ismaili – çmimi i parë
Hatixhe Muca, Letisija Dyrma – çmimi i ditë
Berina Iseni, Jona krasniqi – çmimi i tretë
Ҫmimi për Paraqitje skenike:
Bora Salihu – çmimi i parë
Furkan Ali – çmimi i ditë
Ҫmimi Debutuesi më i mirë:
Liridona Cellina – çmimi i parë
Esma Aliu – çmimi i ditë
Ҫmimi BEST TALENT: Ulpiana Marku, Abigalja Shaqolli
Ҫmimi BEST HIT: Lorena Ballanca, Lura Ushtelenca
Ҫmimi BEST JUNIOR: Hera Jakupi, Sena Sulejmani
Në programin e edicionin të 15-të të Festivalit të këngës për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2025, me disa pika atristike u prezentuan edhe të rrinjtë pranë çerdes “Breshia” Dibër, si dhe grupi folklorik pranë shkolës fillore “Penestia” Dibër.
Moderatorе e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2025 ishin Orhidea Ollogu dhe Vanesa Vojnika.
Festivali u finansua nga Komuna e Dibrës dhe Banjat e Dibrës “Capa”-Dibër, u ndihmua nga Qendra për Kulturë-Dibër.
Sponsor medial, Televizioni i Maqedonisë – TVM2 dhe TV “Koha” Tetove.





