10.8 C
Skopje
Friday, November 21, 2025

Pofix sërish në majë: për të dytin vit radhazi renditet e dyta në Top100

 

Pofix vazhdon të dëshmojë fuqinë dhe stabilitetin e saj në tregun ndërtimor. Edhe këtë vit, kompania është renditur në vendin e dytë në listën prestigjioze të OMEVP-së, duke konfirmuar suksesin e qëndrueshëm dhe rritjen e vazhdueshme.

Drejtori Naim Ismaili thekson se ky është viti i dytë radhazi që Pofix arrin këtë pozicion të lartë, një tregues i përkushtimit, cilësisë dhe seriozitetit me të cilin kompania operon.

E themeluar në vitin 2002 nga dy vëllezër nga Tetova, Pofix sot njihet si një nga kompanitë më të fuqishme në vend në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve ndërtimore. Me një vizion të qartë dhe standarde të larta profesionale, Pofix vazhdon të mbajë ritmin e zhvillimit dhe të jetë ndër liderët e industrisë.

Renditja e këtij viti vjen si një tjetër dëshmi e besimit që tregu dhe klientët kanë ndaj markës Pofix.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit