10.8 C
Skopje
Friday, November 21, 2025

Dauti Komerc, fitues i vendit të parë në Top 100 në nivel nacional

 

Hamim Dauti, drejtor ekzekutiv i kompanisë Dauti Komerc, në një prononcim për Ora24.tv u shpreh se ky sukses është rezultat i viteve të tëra punë, përkushtimi dhe strategjisë së qartë zhvillimore.

Dauti theksoi se ngritja e një biznesi kërkon disiplinë, vizion dhe investim të vazhdueshëm, duke shtuar se fuqia punëtore luan rol kyç në arritjen e objektivave.

Për të ngritur një biznes duhet shumë punë dhe përkushtim. Çdo sukses vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe vullnetit të punëtorëve tanë,” deklaroi ai.

 

Sipas tij, në tregun e Maqedonisë së Veriut kompania numëron rreth 500 punëtorë aktivë, ndërsa në rajon — përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë — rrjeti i punonjësve arrin deri në 1000 persona.

Dauti Komerc vazhdon të mbetet një nga kompanitë më të fuqishme dhe më të besueshme në rajon, duke dëshmuar se suksesi arrihet me vizion afatgjatë dhe angazhim të pandërprerë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit