6.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

Zuckerberg: Syzet inteligjente do të zëvendësojnë telefonat celularë

Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, pohon se brenda pak vitesh, telefonat celularë do të zëvendësohen nga një produkt i ri – syzet inteligjente.

Ai deklaroi se të ashtuquajturat syze inteligjente do të jenë një mrekulli e re teknologjike.

“Do të vijë një kohë kur telefoni juaj inteligjent do të qëndrojë në xhep shumicën e kohës. Mendoj se kjo do të ndodhë në vitet 2030”, tha Zuckerberg.

“Meta” po zhvillon syze inteligjente që do të jenë në gjendje të bëjnë foto, të regjistrojnë video, të luajnë muzikë dhe video, të marrin dhe hapin email-e dhe mesazhe, të përkthejnë atë që shihet në kohë reale dhe të shfaqin rrugë dhe udhëzime për vendet e dëshiruara në fushën e shikimit të përdoruesit.

Përveç kësaj, syzet inteligjente do të jenë në gjendje të shfaqin realitet të shtuar dhe virtual, të japin informacion në lidhje me objektet që vëzhgojmë, të matin pulsin, presionin e gjakut dhe të jenë të lidhura me inteligjencën artificiale, gjë që do të zgjerojë më tej mundësitë për zbatimin e tyre.

Zuckerberg njofton se këto do të jenë syze në dukje krejtësisht të zakonshme, të ngjashme me syzet e diellit.

“E njëjta gjë do të ndodhë me kompjuterët”, thotë Zuckerberg.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit