14.8 C
Skopje
Thursday, November 13, 2025

Vesa Vllasaliu me mesazh “apo vjen nuse n’Tetovë”

Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku po shijojnë historin e tyre të dashurisë, të cilën e kanë ruajtur larg vëmendjes së publikut.

Edhe pse janë figura të njohura, ata preferojnë të mbajnë jetën private të fshehtë, duke mos ndarë shumë informacione.

Përveç disa postimeve të rralla, ata nuk kanë folur për lidhjen e tyre. Së fundmi, Vesa ka vendosur të zbulojë pak më shumë për romancën e saj me Mirlind Dakun.

Ajo u përgjigj një pyetjeje në Instagram, duke treguar se do të jetë nuse në Gjilan dhe e shoqëroi atë përgjigje me një emoj të veqantë, duke treguar krenarinë e saj për vendlindjen e futbollistit.

Kjo konfirmon lidhjen e tyre dhe tregon se marrëdhënia e tyre është serioze. Vesa e mbështet shumë Dakun dhe e ka vizituar në Rusi për ta mbështetur në stadium.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit