Ministria e Punëve të Brendshme informoi se të premten do të shkatërrojë predha në Qendrën policore në Gjorçe Petrov.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 në orën 07:00 në rrethin e Qendrës policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen predha, për të cilat sipas analizës profesionale është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë qendrës policore”, kumtojnë nga Ministria.





