Saranda Imeri nga VLEN në “Hajde flasim” tha se ende nuk ka një vendim zyrtar se kush do të jetë u.d kryetar i Komunës së Gostivarit, pavarësisht se janë lakuar disa emra e ndër ta, edhe vetë Imeri, përcjell TV21.
Imeri nuk përjashtoi mundësinë që ajo të jetë kandidate e VLEN për kryetare të Gostivarit, pasi në zgjedhjet e fundit nuk u arrit censusi.
“Është lakuar edhe emri im, mirëpo asgjë nuk është oficiale tani sa i përket asaj se a do të jem unë ushtruese detyre a do të jem kandidat për komunën e Gostivarit. Unë nuk i iki përgjegjësisë. Ashtu si do të vendosin partnerët e koalicionit, ashtu do ta pranojë edhe si të tillë”, tha Imeri.





