Një skenë e pazakontë gjatë koncertit të Jonas Brothers në Buffalo, Nju Jork, është bërë virale në rrjete sociale. Një burrë, i ulur mes fansave që këndonin e kërcenin me hitet e grupit, u filmua duke lexuar një CV në telefonin e tij – dhe kjo mjaftoi që interneti të shpërthente.
Në videon që u publikua në TikTok, autorja shkruan:
Fansi i Jonas Brothers shqyrton CV-në gjatë koncertit dhe bëhet viral në rrjetet sociale
12 Nëntor, 2025 – 4:28 pm

Një skenë e pazakontë gjatë koncertit të Jonas Brothers në Buffalo, Nju Jork, është bërë virale në rrjete sociale. Një burrë, i ulur mes fansave që këndonin e kërcenin me hitet e grupit, u filmua duke lexuar një CV në telefonin e tij – dhe kjo mjaftoi që interneti të shpërthente.
Në videon që u publikua në TikTok, autorja shkruan:
“Scott Kelly, CV-ja jote po shqyrtohej në një koncert të Jonas Brothers sonte. Suksese!”
Në përshkrim ajo shton me humor:
“Suksese Scott Kelly, shpresoj ta marrësh punën!”
Pamjet u bënë menjëherë virale, duke mbledhur mbi 22 milionë shikime dhe më shumë se 3 milionë pëlqime, ndërsa rrjetet u mbushën me komente qesharake dhe mbështetëse për kandidatin misterioz, Scott Kelly, përcjellë KultPlus.

Madje edhe Nick dhe Kevin Jonas iu bashkuan komenteve.
Kevin shkroi me shaka:
“Unë jam një nga referencat e Scott Kelly-t.”
Ndërsa Nick shtoi:
“Etika e punës dhe mënyra e të menduarit të Scott më frymëzoi të shkruaj vargun ‘red dress’,” – duke iu referuar hitit të tyre të vitit 2008 Burnin’ Up.

Përveç fansave, edhe marka të njohura si Old Navy, Pepsi dhe Vrbo komentuan duke bërë humor me situatën:
“Scott Kelly gjithmonë vishet profesionalisht, e rekomandojmë fuqishëm.” – shkroi Old Navy.
“Nuk mund ta rekomandojmë mjaftueshëm Scott, është punonjës elite.” – shtoi Pepsi.
“Scott Kelly ndërtoi shtëpinë time. Punësojeni!” – komentoi Vrbo.
Edhe pse Scott Kelly ende nuk është gjetur, duket se popullariteti i tij po rritet me shpejtësi. Nëse nuk e fiton këtë punë, me siguri do t’i hapen shumë dyer të tjera pas kësaj “interviste” të papritur në një koncert pop./KultPlus.com








