Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan nën dyshimet e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.
I dyshuari ëshë arresuar dje rreth orës 15:30, transmeton KosovaPress.
Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajte.
“Lipjan / 11.11.2025 – 15:30. Një i dyshuar mashkull shtetas I huaj është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës





