14.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Kosovë/ Sot votohet në 18 komuna, gara e madhe për kryeqytetin

E diela e sotme gjenë qytetarët e Kosovës duke iu rikthyer qendrave të  votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në 18 komuna ku në raundin e parë asnjë kandidat nuk arriti shumicën e nevojshme.

Në këto komuna do të përcaktohet se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

Komunat në garë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Raundi i parë u mbajt më 12 tetor, ndërsa nesër qytetarët do të vendosin përfundimisht mes dy kandidatëve kryesorë në secilën komunë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se përgatitjet teknike janë drejt përfundimit.

Të dhënat kryesore të KQZ-së:

Janë hapur 507 qendra votimi dhe 1,628 vendvotime të rregullta, si dhe 18 qendra e 20 vendvotime me kushte.

  • 1,690 votues do të votojnë për herë të parë.
  • 1,147 qytetarë janë larguar nga lista për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë.
  • 1,316,700 qytetarë kanë të drejtë vote, përfshirë edhe diasporën.
  • 29 mijë shtetas të Kosovës jashtë vendit janë regjistruar për të votuar me postë.
  • Për mbarëvajtjen e procesit, KQZ do të funksionalizojë dhomën operative në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës.

Rreth 80 prokurorë do të jenë në terren për të mbrojtur votën e lirë dhe për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Qytetarët dhe vëzhguesit mund të raportojnë çdo parregullsi përmes linjave të dedikuara të KQZ-së.

Prokuroria ka ftuar publikun dhe subjektet politike të denoncojnë çdo tentim për keqpërdorim ose manipulim të votës.

Garat më të forta pritet të zhvillohen në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Partitë në garë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – në 12 komuna
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – në 9 komuna
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – në 6 komuna

Ky raund do të përcaktojë hartën e re politike të Kosovës për katër vitet e ardhshme./azh/Syri.net Kosova

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit