13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Albin Kurti: Izeti e Bilalli triumfuan me meritë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar koalicionin VLEN për suksesin në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku kjo forcë politike ka fituar në dhjetë komuna, nga Çairi në Tetovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka përmendur edhe Izeti-n dhe Bilalli-n, dy miq të tij që, siç theksoi ai, “triumfuan me meritë përmes projekteve konkrete dhe punës së ndershme”.

Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë.
Suksesi në zgjedhjet lokale është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it, i vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe një shans i madh për reforma në Maqedoninë e Veriut.
Në 15 muajt e parë në pushtet, VLEN-i ka qeverisur me duar të pastra, pa korrupsion e skandale, duke bërë edhe një dallim etik me qeverisjet e kaluara. Pikërisht kjo frymë e ndryshimit, ka sjellur një bashkëpunim të hapur e shumë dimensional mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Nga takimi përmbajtësor i dy qeverive tona e deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit, Kosova e Maqedonia e Veriut si kurrë më parë kanë thelluar raportet fqinjësore. Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoni të Veriut, si një dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tonë.- ka shkruar Kurti

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit