Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia ka ndërmarrë lëvizje të rëndësishme brenda strukturave të saj.
Burime brenda BDI-së bëjnë të ditur se Blerim Bexheti është shkarkuar nga detyra e koordinatorit të grupit parlamentar, një vendim që vjen pas analizës së performancës së partisë në zgjedhjet e fundit.
Në vend të tij është emëruar Rina Ajdari, e cila tashmë do të udhëheqë grupin parlamentar të BDI-së. Emërimi i saj shihet si një përpjekje për të sjellë frymë të re dhe qasje më dinamike në drejtimin e grupit, në përputhje me nevojat për rigjallërim politik pas humbjeve të fundit.
Ky ndryshim vlerësohet si një “sinjal politik” i qartë nga udhëheqja e BDI-së për përgjegjësi dhe reformim të brendshëm, ndërsa partia përgatitet për sfidat e ardhshme në skenën politike.(INA)





