10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Politico: Lëvdata për Malin e Zi dhe Shqipërinë, pak optimizëm për Maqedoninë e Veriut në raportin e BE-së

Para publikimit të sotëm të paketës së raporteve për zgjerimin e Bashkimit Europian, të gjitha lavdatat pritet të shkojnë për Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën do të ketë pak zhvillime të reja.

Ndërkohë, për Serbinë pritet një raport me tone mjaft kritike – shkruan portali “Politico” nga Brukseli.

Sipas “Politico”-s, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta paraqesë zgjerimin si një mjet gjeopolitik kyç për Bashkimin Europian, për të treguar se “BE-ja po i përgjigjet realisht sfidave me të cilat përballet në mbarë kontinentin”.

Ajo theksoi se procesi i ndihmës për vendet që ndjekin rrugën drejt anëtarësimit është mënyra se si Bashkimi Europian mund t’u bëjë ballë forcave që synojnë të na destabilizojnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit