Pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të BDI-së, nënkryetari Arbër Ademi njoftoi se BDI po hyn në zgjedhje të brendshme, që siç tha, janë tejkaluar afatet për shkak të angazhimeve me zgjedhjet lokale, shkruan TV21. Ademi bëri të ditur se deri më 23 dhjetor duhet të mbahet Kongresi i BDI-së.
“BDI hyn në zgjedhje të brendshme, për arsye se edhe afatet kanë skaduar për shkak të zhvillimeve politike me të cilat është përballur vendi”, tha Arbër Ademi.
Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, Ademi tha se BDI dhe koalicioni janë fitues, që siç shtoi, AKI e konfirmoi legjitimitetin e shqiptarëve pasi pati mbi 23 mijë vota më shumë se VLEN. E për rezultatin në Kërçovë ku BDI humbi pas 13 viteve, Ademi tha se nuk mbajnë përgjegjësi për këtë rezultat dhe se llogaria duhet kërkuar në adresa të tjera.
“BDI për në Kërçovë nuk mund të mbajë përgjegjësi. Të gjithë e dinë, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se këtu me vota edhe të koalicionit VLEN është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së në Kërçovë. Me votat e koalicionit VLEN po ashtu është zgjedhur kandidati i VMRO-së në Bërvenicë. Nëse do të duhet dikush të jap llogari para opinionit lidhur me këtë çështje, adresa është diku tjetër jo te BDI”, deklaroi Arbër Ademi.
Ademi komentoi edhe nëse AKI do të vazhdojë rrugën së bashku. Siç tha, kanë beteja të tjera dhe do të performojnë së bashku.
“Sigurisht s ene kemi edhe disa beteja para nesh. I kemi zgjedhjet në Gostivar ku dallimi është i madh në favor të kandidatit të AKI-së, kemi zgjedhjet në Vrapçishtë dhe kuptohet se ne do të performojmë së bashku”, u shpreh Ademi (Tv21)


                                    



