12.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Mickoski: Kërçova nuk është e jona ose e atyre, është e popullit

 

Në fjalimin e tij pas shpalljeve të rezultateve preliminare, kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, foli edhe për Kërçovën.

Ai tha se në Kërçovë fituan qytetarët.

“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli që u bashkua kundër shfrenimit, keqmenaxhimit dhe tregoi se askush nuk është më i fortë se populli. Por gjithashtu treguam se çfarë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar. Aty bashkëpunuam – me fe të ndryshme, me përkatësi të ndryshme – kundër atyre që e tërhiqnin qytetin poshtë. Kjo e hap derën për të treguar se mund të bashkohemi maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë e të tjerë, të krishterë dhe myslimanë, nga VMRO-DPMNE, LSDM e të tjerë, rreth vlerave dhe politikave që u nevojiten qytetarëve. Në këtë duhet të punojmë. Fitoi bashkëjetesa dhe besimi në vlera. Ky është një shembull i madh dhe i rëndësishëm se sa shumë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar.

Fitoi ideja se Maqedonia është shtëpi për të gjithë – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë e të tjerë.

Të dashur kërçovarë, unë jam me ju, dhe Kërçova në periudhën që vjen duhet të jetë në fokusin e qeverisë.

Ra miti se Kërçova është e tyre apo e jona, komunë e vogël apo e madhe. Kërçova është e kërçovarëve”, tha mes tjerash kryeministri Hristijan Mickoski.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit