Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes.
“Kjo është fitore e popullit të vuajtur, ëndrrat e të cilit jemi duke luftuar, ëndrrat për shtet të përbashkët. Sonte Maqedonia përsëri tregoi pjekuri. Fituar në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam në Karposh. Fituam në Aerdrom dhe Çuçer Sandevë. U tentua që të përfitohet në emër të ndarjeve nacionale. Nuk arriti, ka humbur, në Bërvenicë mbetet Joco kryetar”, tha Mickoski.
Mickoski tha se ata kanë fituar edhe në Kërçovë.
“Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli i cili u bashku kundër punës jo të përgjegjshme dhe tregoi se askush nuk është më i fort se populli. Treguam se çfarë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar”, shtoi më tej Mickoski.





