VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni mbrëmë në Shkup mbajti mitingun përmbyllës në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgievski, theksoi që është momenti për të mos bërë eksperimente me kryeqytetin, pasi që sipas tij, qytetarët e Shkupit shtrenjtë e kanë paguar në mandatin e kaluar. Gjorgievski, porositi që do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, ndërsa numëroi disa prej projekteve të parashikuara në programin zgjedhor.
“Shkupi nuk guxon të jetë arenë polemikash për inate dhe bllokada. Katër vitet e kaluara na treguan se ku na çon ajo, në kaos, në mbeturina dhe ngecje të plotë. Ne do ta transformojmë qytetin në arenë gare për ide të mira, garë për projekte cilësore dhe garë për zgjidhje efikase dhe të shpejta për ju qytetarët. Kemi plan të qartë me qindra projekte në programin tonë. E dimë si ta zgjidhim kolapsin e trafikut. Do ta zhbllokojmë kryqëzimin te Mominpotok, do të kalojmë nëpërmjet Bulevardit Kroacia që t’i bashkojmë Gazi Bën dhe Butelin. Do ta mbarojmë bulevardin Asnom me urë të re, që t’i bashkojmë Aerodromin me Gazi Babën, do ta zgjerojmë Bulevardin Cvetan Dimov në Çair me 6 korsi”, tha Orce Gjorgievski, Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit./ Alsat.mk





