Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar pas një rasti dhune që ka ndodhur sot në fshatin Ladorisht, ku gjatë orarit të punës është sulmuar fizikisht një i punësuar në shkollën fillore.
Në reagimin e tij publik, Qyra thekson se dhuna fizike është rezultat i propagandës së ulët që, sipas tij, vjen nga eksponentë të AKI-së në Strugë.
“Më shumë detaje do të bëhen të ditura në konferencën për shtyp që do të mbahet sot në ora 13:00,” — njofton Qyra.





