5.8 C
Skopje
Wednesday, October 29, 2025

MPB: Alarmet për bomba në shkollat e Kumanovës dhe Shkupit ishin të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës, nga ku thonë se denoncimet ishin të rrejshme.

“Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas denoncimeve për bomba, procesi mësimor në shkollat përkatëse u ndërpre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit