Showbizi shqiptar është “tronditur” sërish nga lajmi më i fundit për njërin prej çifteve më të dashura të publikut, Klea Huta dhe Elgit Doda. Elton Tozaj në MCN ka deklaruar se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare, ndërsa këngëtari thuhet se ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja.
Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ndezur edhe më shumë dyshimet: çifti ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, duke mos lënë asnjë kujtim nga momentet e tyre romantike.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë ndarë shpesh momente të ëmbla në rrjete sociale, por duket se romanca e tyre ka marrë fund.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende publikisht për lajmet që po qarkullojnë, por fansat presin me ankth një deklaratë që të sqarojë përfundimisht nëse bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë apo thjesht një krizë kalimtare.





