Kandidati i koalicionit VLEN për Tetovën Bilall Kasami sot në kuadër të fushatës zgjedhore nga Sheshi “Iliria” porositi që do të angazhohet për mbështetjen rininë tetovare.
Kandidati Kasami, premtoi sot se nëse ai merr mandatin e dytë për të qenë në krye të komunës së Tetovës, në fokus do ta ketë zhvillimin e jetës kulturore, sportive, por edhe ngritjen profesionale dhe kreativitetit të rinisë. Sipas Kasamit, ndërtimi i Qendrës Rinore në Tetovë, ka qenë një hap që i ka dhënë një hov rinisë tetovare, por në të ardhmen planifikohet investime edhe më të mëdha.
“Veç më jemi duke punuar për një rini të shëndoshë, një rini të kulturuar, që do të ketë aktivitete kulturore aktivitete sportive të përditshme me një jetë aktive. Në këtë drejtim veç më e kemi vënë në funksion qendrën rinore, ku të rinjtë çdo ditë po realizojnë projektet e tyre duke shprehur kreativitetin e tyre”, tha Bilall Kasami- kandidati i VLEN-it.





