Punonjës të ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” pjesë e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim edhe sot kërkuan pagat e prapambetura në rrugë, duke bllokuar bulevardin e Ilindenit. Punonjësit e këtyre dy ndërmarrjeve, ngritën shqetësimin se nga 1 nëntori mund të mbesin edhe pa sigurim shëndetësorë nëse këto 700 punonjës nuk marrin pagat e tyre. Nga Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim, deri tani nuk ka ndonjë reagim se kur do të shlyhet borxhi ndaj këtyre punonjësve.
“Për muajin shtator nuk kanë marrë pagat të gjithë të punësuarit në “Florakom” dhe “Luna” dhe janë rreth 700 të punësuar…Ne do të vazhdojmë me protesta të këtilla, e përmendi edhe kryetari i sindikatës së SUTKOZ-it, Stole Kashikovski se do të ndërmarrim masa më radikale dhe ja që e bllokuam rrugën e Ilindenit tani për tani e për të ardhmen do të bisedojmë në SUTKOZ që të shohim se çfarë do të ndërmarrim në të ardhmen”, deklaroi Jovica Mlladenovski – Kryetar i Sindikatës së pavarur të SUTKOZ-it. /Alsat.mk





