Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Partisë Demokratike Turke (TDP) për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këtë fushatë.
Në një postim të përbashkët në tri gjuhë – turqisht, shqip dhe maqedonisht – Qyra theksoi se kjo përkrahje është një shembull i qartë i unitetit mbi ndasitë etnike, fetare apo politike.
“Faleminderit TDP për mbështetjen dhe besimin e dhënë. Ky është një shembull i qartë se për ata që duan një Strugë më të mirë, nuk ka kufij etnikë, fetarë apo politikë, ka vetëm vullnet të përbashkët për zhvillim dhe përparim,” – shkroi Qyra.





