11.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Adnan Azizi: Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!

Shefi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se edhe 7 ditë ata i ndanë nga fitorja historike.
Ai ka bërë apel deri tek të gjithë qytetarët shqiptarë që të votohet masovisht në komuna ku janë në balotazh.
“Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!
Në këtë moment vendimtar, apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, aktivistët dhe përkrahësit tanë që në komunat ku jemi në balotazh -Tetovë, Bogovinë ,Dibër, Dollnen dhe Brvenicë – të dalin masivisht dhe të votojnë për kandidatët e VLEN-it.
Njëkohësisht, ftojmë qytetarët e Strugës ta mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyrës, përfaqsues i denjë për gjithë Struganët, dhe banorët e Studeniçanit të mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Azem Sadikut.
Le ta përmbyllim këtë fitore bashkë me një zë për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë”, ka shkruar Azizi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit