10.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, 2 gradë

Berova është vendi me temperaturë të matur prej dy gradë në mëngjesin e sotëm.

Pas Berovës, pasuan Kodra e Diellit dhe Kriva Pallanka.
Mëngjesi më i ngrohtë ka qenë në Ohër, ku janë matur 12 gradë.

DPHM njofton se janë regjistruar: 2 në Berovë, 4 Kodra e Diellit, 5 Kriva Pallankë, 6 Shkup–Petrovec, Strumicë, 8 Shkup–Zajçev Rid, Veles, Manastir, Gjevgjeli, Llazaropole, Mavrovë, Krushevë, 9 Kumanovë, Tetovë, Prilep, Shtip dhe 12 Ohër.

Më së shumti shi ka rënë në Llazaropole, 4 litra për metër katror.

Shi ka pasur edhe në Kumanovë, Mavrovë dhe Kodër të Diellit, 2 litra për m2, Kriva Pallankë dhe Pretor, 1 litër për m2.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu. Reshjet do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore, mjaft të rrëmbyeshme me kushte për bubullima të rralla.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit