Në kuadër të muajit “Tetor Rozë”, një muaj i forcës, mbështetjes dhe shpresës së grave, Oda e Zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon një ngjarje simbolike dhe humane kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit dhe rëndësisë së parandalimit.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e “Qendrës së Trajnimit” të OZRMB, duke filluar nga ora 14:00. Ngjarja është pjesë e projektit “Arsimi dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të grave të rrezikuara”, i cili zbatohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup. Projekti synon të mundësojë fuqizimin arsimor, profesional dhe ekonomik të grave nga kategoritë e rrezikuara, përmes trajnimit praktik, mentorimit dhe mundësive për zhvillim personal.
“Në ngjarjen e sotme do të marrin pjesë edhe vajzat e prekura nga zjarri i fundit dhe të cilat aktualisht janë pjesë e trajnimit për estetiste. Si një gjest simbolik mbështetjeje, ato do të kryejnë manikyr rozë për zonjat e pranishme, duke përcjellë një mesazh guximi, shprese dhe solidariteti femëror. Me këtë akt human, Oda e zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë konfirmon angazhimin e saj për fuqizimin e grave, promovimin e aftësive të tyre dhe krijimin e mundësive për një të ardhme dinjitoze dhe të pavarur, tha Jelena Spasov, Drejtore Ekzekutive E OZRMV.
Në këtë ngjarje o të marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga të gjashtë qytetet ku po zbatohet projekti, Shkupi, Ohri, Kumanova, Prilepi, Gostivari dhe Sveti Nikola, të cilët përmes pranisë dhe aktivitetit të tyre do të forcojnë mesazhin e lidhjes femërore, empatisë dhe mbështetjes.





