7.8 C
Skopje
Saturday, October 25, 2025

Mendi Qyra: Politika lokale duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo interesave personale

 

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë një takimi në Labunishtë, së bashku me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, theksoi se parimi kryesor i tyre mbetet i pandryshuar:
politika lokale duhet t’i shërbejë qytetarëve, e jo interesave personale apo agjendave partiake.

>“Gjatë gjithë fushatës sonë kemi folur për zgjidhje, jo për premtime boshe. Projektet që prezantuam janë konkrete, të realizueshme dhe me mbështetjen e fuqishme të Qeverisë do të nisin së shpejti,” – u shpreh Qyra.

 

Në aktivitetin e mbajtur në Labunishtë, të pranishmit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha vendbanimet e Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit