14.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Dr. Zekerija Bajrami: “Mos u përçani për partitë, vota është përgjegjësi dhe amanet!”

Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen sot, më 19 tetor 2025, hoxha i njohur Dr. Zekerija Bajrami ka drejtuar një mesazh të fortë vëllazëror dhe moral për qytetarët shqiptarë, duke bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi gjatë procesit zgjedhor.

Në porosinë e tij, Dr. Bajrami thekson rëndësinë e daljes masive në votime, duke e cilësuar si akt kombëtar dhe moral:

“Të dalim sa më shumë në votime, sepse me numrin tonë tregojmë se ne shqiptarët nuk jemi pakicë në këtë vend.”

 

Ai u bëri thirrje qytetarëve që gjatë ditës së zgjedhjeve të sillen me dinjitet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht bindjeve politike:

“Të mos shprehim arogancë, të mos zihemi e as të ofendojmë njëri-tjetrin, ngase ne jemi vëllezër dhe secili voton për atë që mendon se është më i miri.”

Në vijim, hoxha i njohur kujtoi se vota është amanet dhe përgjegjësi para Zotit, prandaj duhet dhënë vetëm atij që e meriton, jo për interesa personale apo partiake.

“Të mos na mashtroj interesi grupor apo personal. Vota është emanet, ndaj duhet t’i jepet atij që meriton.”

Duke folur për natyrën e pushtetit, Dr. Bajrami theksoi se posti nuk është privilegj, por përgjegjësi, duke kujtuar shembullin e dijetarit të madh Ebu Hanife, i cili u burgos për shkak të refuzimit të posteve.

Ai po ashtu theksoi se partitë janë të përkohshme, ndërsa populli mbetet përjetësisht bashkë:

>“Partitë vijnë e shkojnë, kurse populli mbetet. Partitë janë si uji që vjen e shkon, kurse populli është si rëra – mbetet në vend.”

 

Në fund, Dr. Bajrami u lut që zgjedhjet të kalojnë në paqe dhe harmoni:

“E lusim Allahun e Lartëmadhëruar që të na vetëdijësojë, të na udhëzojë dhe të kalojmë këto zgjedhje sa më mirë, të dalim faqebardhë dhe të jemi shembull për të mirë! Allahumme Amin!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit