Organizata KAB Struga 2017, në kuadër të zbatimit të projektit “Burime publike, përgjegjësi publike”, po monitoron me monitoruesit e saj të angazhuar procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale 2025, me fokus të veçantë në keqpërdorimin e burimeve publike.
KAB STRUGA ka marrë akreditim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, me vëzhguesit e saj në terren, do të mbikëqyrë procesin zgjedhor më 19 tetor 2025 në komunat Strugë, Dibër dhe Qendër Zhupë.
Kjo ngjarje u përgatit në kuadër të projektit për Institucione të qëndrueshme të Ballkanit për qeverisje demokratike dhe zgjedhje (BRIDGE), i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup dhe Programit për mbështetje zgjedhore i bashkëpunimit zviceran në Maqedoninë e Veriut, zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES).
Përmbajtja e këtij produkti nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorëve, projekteve ose zbatuesve.