12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore shërben për të sjellë në vëmendje të vendimmarrësve, shoqërisë civile, agjencive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën. Rreth 27 milionë persona (gra, burra dhe fëmijë) trafikohen në vit.

Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi, raporton KosovaPress.

Trafikimi për kriminalitet të detyruar nxit korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kriminelët përfitojnë nga vuajtjet njerëzore, ndërsa viktimat përballen me ndëshkim dhe stigmë.

Për të çmontuar këto rrjete, përgjigjet duhet të përqendrohen në identifikimin e viktimave dhe drejtësinë e përqendruar te të mbijetuarit. Qeveritë, shoqëria civile dhe aktorët ndërkombëtarë duhet të sigurojnë sisteme të forta referimi, mbështetje për riintegrim dhe të mbështesin parimin e mosndëshkimit.

Gratë dhe vajzat e përfshira në trafikim me qëllim shfrytëzimin seksual, pësojnë dhunë dhe abuzim që përfshin edhe privimin e lirisë personale, dhunë ekonomike, fizike dhe seksuale të cilat çojnë në pasoja të rënda dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit