13.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Gazetari Haris Sylejman: Bujar Osmani mbështeti hapur gjenocidin izraelit në Gaza

Gazetari Haris Sylejman në një opinion të fortë kritikon ashpër mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Izraelit gjatë ofensivës në Gaza, duke e cilësuar si bashkëpunim me një gjenocid të dokumentuar ndaj popullit palestinez. Ai akuzon ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, për rreshtim të hapur me agresorin dhe kritikon simbolikat politike si vendosja e flamurit izraelit në institucione. Sipas tij, edhe qëndrimet e politikës vendore në Çair pasqyrojnë të njëjtin mentalitet. Teksti shfaq shqetësimin për mungesën e humanizmit dhe përqafimin e propagandës perëndimore.
Shkruan: Haris  Sylejman
“Gjatë dy viteve të fundit, shteti terrorist i Izraelit, përveç se ka kryer gjenocidin më të dokumentuar në historinë moderne, ka ushtruar edhe dhunë barbare ndaj civilëve – veçanërisht ndaj grave dhe fëmijëve palestinezë.
Në tetor të vitit 2023, bota u bombardua nga një valë propagandistike në mediat perëndimore, me pretendime të tilla si “dhunimet e grave çifute” apo “50 fëmijë me kokë të prerë” etj. Të gjitha këto, siç u vërtetua më vonë, ishin gënjeshtra të fabrikuara për të justifikuar agresionin dhe për të siguruar legjitimitet ndërkombëtar për nisjen e një gjenocidi të hapur ndaj popullit palestinez.
Fatkeqësisht, këto narrativa u morën verbërisht – me copy-paste – edhe nga një pjesë e mediave tona, pa asnjë verifikim, pa asnjë përpjekje për të kërkuar të vërtetën.
Në atë kohë, në krye të diplomacisë maqedonase ishte Bujar Osmani – ministri i parë i Jashtëm mysliman në historinë e vendit. Një fakt që u theksua me krenari në shumë media në botën Islame. Por ky “ministri i parë mysliman” nuk hezitoi të rreshtohej menjëherë në anën e Izraelit, pavarësisht historisë së përgjakshme dhe sjelljes jonjerëzore që ky shtet ka ushtruar ndaj palestinezëve për pothuajse një shekull.
Në vend që të dënonte mizoritë dhe të kërkonte paqe, ai i dha Izraelit mbështetje të plotë – një mbështetje që e inkurajoi për të vazhduar krimet më të mëdha kundër njerëzimit, krime që bota i ka parë në transmetim të drejtpërdrejtë.
Përveç deklaratave publike, Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr prej tij u ngjyros me flamurin e Izraelit – me ngjyrat e një shteti që haptazi ka shpallur synimin për shfarosjen e popullsisë palestineze. Një akt simbolik, por që përmban në vete një mesazh të qartë politik: rreshtim pa kushte në krah të agresorit. Ndërsa kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk e la pa vlerësuar këtë qëndrim – ai publikisht falënderoi shtetin tonë për mbështetjen e pakushtëzuar.
As në Kombet e Bashkuara qëndrimi i vendit tonë nuk ka qenë më ndryshe. Maqedonia asnjëherë nuk ka votuar për paqen, për armëpushim, apo për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Ajo ka zgjedhur të “abstenojë” – një fjalë e butë që fsheh një qëndrim të ftohtë, të heshtur, por realisht pro-izraelit.

Në këtë kontekst, edhe në politikën lokale, gjendja nuk ndryshon shumë. Në Komunën e Çairit, të dy kandidatët për kryetar kanë dhënë kontribut të barabartë në ndërtimin e realitetit të sotëm. E vetmja gjë që ndryshon është mënyra e fjalorit, por jo thelbi. Dallimi i vetëm, në rast se fiton ky i fundit, është se qyterarët e Çairit, përveç se do ti kenë problemet identike siç i kanë patur deri tani, por edhe do të kenë një kryetar që ka mbështetur haptazi dhe ka pranuar superioritetin e Izraelit – një simbolikë që nuk mund të injorohet, sidomos në një kohë kur populli palestinez po lufton për ekzistencë.”

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fharce86%2Fposts%2Fpfbid0vG7TWBnF8SA1jA7TrX2EbwdLYZhiQCCW787bk7vUbbeZTXjrYsLxbLr5vbmtr2Cwl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”786″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit