Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit në të cilën humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të rinj, do të fillojë më 19 nëntor.
“Seanca kryesore për çështjen penale lidhur me aksidentin në diskotekën “Pulse” në Koçan është caktuar për 19 nëntor 2025, duke filluar në orën 09:30, në sallën e gjyqit në Shtëpinë Korrektuese të Idrizovës”, njoftojnë nga Gjykata Penale.
Siç është raportuar më parë nga gjykata, aktakuza, fillimisht e ngritur nga Prokuroria Publike e Koçanit dhe më pas me vendim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, e caktuar në juridiksionin e Prokurorisë Publike të Shkupit, u miratua në tërësi, dhe në përputhje me sistemin AKMIS, iu caktua për procedurë të mëtejshme gjyqtares Diana Gruevska Ilievska.