Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi ka qëndruar në Bojanë, ku para banorëve të këtij vendbanimi shpalosi programin e tij për katër vitet e ardhshme.
Elmazi së bashku me zv/kryeministrin Izet Mexhiti, premtuan zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Bojanës.
Masoviteti në këtë tubim, ishte një tregues i qartë se fitorja e VLEN-it në Saraj është e pashmangshme.
“Bojanë, po e MADHE je!, ka shkruar në rrjetin social facebook, Elmazi, pas përfundimit të tubimit, dukshëm falënderues për përkrahjen e marrë në vendbanimin e Bojanës.