12.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Kryeministri Mickoski zhvilloi një takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në ambientet e Qeverisë, zhvilloi një takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në kuadër të turneut të saj në Ballkan.

Gjatë takimit u bisedua për perspektivën evropiane, progresin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.

Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai shtoi se vendi pret nga Bashkimi Evropian një përkushtim të qartë dhe konkret, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që me dekada kanë qëndruar të përkushtuar ndaj vlerave evropiane.

Vizita e kryetares së Komisionit Evropian përbën një konfirmim të dialogut të hapur dhe gatishmërisë së ndërsjellë për thellimin e partneritetit, në interes të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit