18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Sot dhe nesër regjim i veçantë trafiku në zonën më të gjerë qendrore të Shkupit

Për shkak të vizitave zyrtare të delegacioneve të huaja, sot dhe nesër do të vendoset një regjim i veçantë trafiku në zonën më të gjerë qendrore të qytetit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Siç informon SPB Shkup, regjimi i veçantë vendoset për shkak të mbërritjes së presidentit të Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili do të qëndrojë në vend sot dhe nesër.

Gjithashtu, nesër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbërrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, SPB Shkup – Njësia për Sigurinë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për të rregulluar trafikun në rrugët në qendër të qytetit.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët e policisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit