Mjeku Jovan Bozhinovski është emëruar u.d drejtor i ri i Klinikës universitare për neurologji, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Emërimi pason pas shkarkimit të prof.dr. Igor Kuzmanovski. Ai u shkarkua nga funksioni nga ana e ministrit të Shëndetësisë pas publikimit të videos kompromituese në rrjetet sociale.
“Në lidhje me publikimin e një materiali video me përmbajtje kompromentuese më 10 tetor, e cila, sipas nenit 111, paragrafi 1, pika 4 e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, dhe në lidhje me shkaktimin e dëmit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj institucioneve publike shëndetësore – në këtë rast dëmtimi i reputacionit të institucionit – ish-drejtori Dr. Igor Kuzmanovski është shkarkuar nga detyra, dhe sot është emëruar drejtori i ri, Dr. Jovan Bozhinovski”, theksoi ministri Aliu.
Ai theksoi se pardje patën disa takime dhe kontaktuan me Odën e mjekëve, është formaur komision bga Minsitria e Shëndetësisë, është kërkuar të bëhet mbikëqyrje inspektuese në atë institucion, ndërkaq lidhur me atë mjek. Potencoi se presin raport prej tyre, i cili do të ndahet me opinionin.
Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me Oden e Mjekëve. Është formuar tashmë një komision në kuadër të Ministrisë dhe është kërkuar mbikëqyrje inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Pas kësaj, do të formohet edhe një komision i brendshëm për mbikëqyrje profesionale të Klinikës.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Aliu tha se në bisedë telefonike me Odën e mjekëve është informuar se i ka skaduar licenca mjekut Kuzmanovski dhe se pyetja është nëse ajo do të vazhdohet.