16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

“Malësia nuk do kthim prapa!” – Mesazhi i fuqishëm nga takimi i Bilall Kasamit në Shipkovicë

Nga Shipkovica sonte jehuan mesazhet e zhvillimit dhe unitetit. Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN për mandatin e dytë, Bilall Kasami, u takua me banorët e Shipkovicës, Gajres, Lisecit, Brodecit, Veshallës dhe Bozovcës, ku theksoi se malësia është shembulli më i mirë i punës konkrete dhe jo i premtimeve boshe.

“Ata e harruan malësinë, ne e ngritëm. Ata i shfrytëzuan fshatrat vetëm për votë, ne i kthyem në prioritete të investimeve tona. Ata flisnin për ndryshim, ne e sollëm ndryshimin”, deklaroi Kasami para qytetarëve.

Në fjalën e tij, ai kujtoi disa nga projektet e realizuara në katër vitet e fundit: asfaltimin e rrugës në Shipkovicë, asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e shkollës në Sellcë, si dhe përfundimin e rikonstruimit të rrugës Brodec–Veshallë.

Kasami theksoi se kapitulli i dytë për Tetovën do të sjellë projekte edhe më të mëdha, përfshirë:

* zhvillimin e Kodrës së Diellit.
* ndërtimin e teleferikut nga qyteti deri në Kodrën e Diellit,
* realizimin e rrugës Tetovë–Prizren,
* ndërtimin e qarkores së re në Shipkovicë,
* dhe qarkoren Lisec–Kodra e Diellit.

“Banorët e malësisë e dinë mirë kush punon. Prandaj, më 19 tetor, të gjithë me një zë do të votojnë për numrin 7 – për zhvillimin dhe për të ardhmen e sigurt të Tetovës”, përfundoi Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit