17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Koalicioni për të ardhme të gjelbër me paralajmërime për gjendjen e kryeqytetit

Koalicioni për të ardhme të gjelbër me paralajmërime për gjendjen e kryeqytetit. Ata vlerësojnë se aktualisht Shkupi po ngufatet nga ajri i ndotur, deponitë e egra dhe helmimi nga djegiet e tyre. Ana Ugrinska, kandidate për këshilltare në Qytetin e Shkupi, porosit që Shkupi duhet të jetë vend për jetesë e jo për mbijetesë. Ajo nënvizon se nuk nevojitet përsosmëri, nevojitet vetëm sjellje e drejtë dhe politika inkluzive.

“Shkupi po ngufatet, ajër i ndotur, deponi të egra që digjen e na helmojnë të gjithëve, transport publik që po shkatërrohet. Ky nuk është normalitet politik, por alarm. Ambicia jonë është e qartë, Shkupi të jetë vend për jetesë dhe jo për mbijetesë. Masa jonë është njeriu, jemi të ndryshëm në gjithçka, të barabartë në dinjitet. Nuk kërkojmë përsosmëri, kërkojmë sjellje të drejtë dhe politika inkluzive të qytetit. Duam qytet që e mbron tokën, ujin dhe ajrin si të drejtë të përbashkët. Nëse e ndjeni këtë përgjegjësi, qëndroni me ne, ta kthejmë dinjitetin e Shkupit dhe ta ndërtojmë si një shtëpi për të gjithë ne”, tha Ana Ugrinska, Kandidate e PRD-së për këshilltarë në Qytetin e Shkupit .

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit