Partia VMRO-DPMNE ka akuzuar ish-qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe ish-ministrin Venko Filipçe për afera të mëdha korrupsioni, duke përfshirë edhe një marrëveshje që, sipas tyre, ka përfunduar me përfitime të jashtëzakonshme për kompaninë “Markovski Company”.
Sipas njoftimit të partisë, kjo kompani ka përfituar rreth 200 milionë euro përmes tenderëve të REK dhe ESM, gjatë kohës kur në pushtet ishte LSDM. Një nga marrëveshjet më të mëdha, me vlerë 46 milionë euro, i është dhënë kësaj kompanie, edhe pse, siç thekson VMRO-DPMNE, kishte oferta të tjera deri në 30% më të ulëta.
“Ku përfunduan 14 milionë eurot e tepërta? A janë transferuar në kompani të Zaevit dhe Filipçes në Bullgari?”, pyet partia opozitare, duke kërkuar hetim të plotë për këtë rast.
VMRO-DPMNE pretendon se për vite me radhë LSDM ka ndarë tenderë vetëm ndërmjet një rrethi të ngushtë njerëzish të afërt me pushtetin, ndërsa drejtësia, sipas tyre, i ka mbrojtur këta persona.
Në fund, partia u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 19 tetorit të votojnë për numrin 9, si mënyrë për t’i dhënë fund “praktikave të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”.