Prokuroria e Shtetit informoi sot se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar lëshoi disa urdhëresa me qëllim identifikimin e autorëve që dje kryen një grabitje në një artari pranë tregut të vogël në Gostivar.
Grabitja ndodhi dje pasdite, dhe rasti u raportua në polici në orën 18:45.
Katër personat me armë automatike kryen grabitjen, pas së cilës ikën me një automjet pasagjerësh “BMW” pa targa.