Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim në tubimin popullor në Valandovë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2025, që zhvillohet nën moton “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt! E ardhmja jote!”
Në fjalimin e tij, Mickoski tha se në këto zgjedhje ekzistojnë vetëm dy opsione – njëra, sipas tij, është koalicioni gjysmëformal LSDM–BDI–E Majta, ndërsa tjetra është koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
> “Këto janë zgjedhje ku ka vetëm dy opsione: e para është një koalicion gjysmëformal që bashkon tre subjekte politike, të udhëhequr nga dy qëllime kryesore — etja për pushtet me çdo kusht dhe urrejtja patologjike që e kanë ndaj VMRO-DPMNE-së. Aty janë bashkuar Venko, Ali dhe Dimçe, sepse janë të etur për pushtet dhe nuk zgjedhin mjete për ta arritur atë,” tha Mickoski.
Ai shtoi se kjo koalicion e kishte mundësinë të dëshmonte se si kujdeset për “shtëpinë e përbashkët – Maqedoninë”, gjatë shtatë viteve në pushtet, por sipas tij, e humbi këtë shans për shkak të “vjedhjeve, plaçkitjeve dhe tradhtive kombëtare”.
> “Trilingu LSDM, BDI dhe E Majta po përpiqet ta kthejë shtetin prapa. Ndërsa VMRO-DPMNE dhe koalicioni ynë realizojnë gjithçka që premtojnë në fushatë,” theksoi Mickoski.
Ai përmendi disa nga premtimet që, sipas tij, janë përmbushur në 15 muajt e fundit:
Rritja e pensioneve;
Premtimi se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe se Ali Ahmeti do të kalojë në opozitë;
Ndarja e 250 milionë eurove çdo vit nga buxheti qendror për projekte kapitale në komunat e vendit.
> “Ne po investojmë në të gjithë shtetin,” theksoi Mickoski, duke shtuar se partia e tij ka filluar të zgjidhë probleme të grumbulluara për dekada.
Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime më 19 tetor dhe të votojnë për numrin 9, si “zgjedhja e vërtetë për zhvillim dhe përparim”.
> “Më 19 tetor dilni dhe bëjeni zgjedhjen e duhur — rrumbullakoseni numrin 9, për të realizuar projekte për të mirën e Valandovës, për njeriun tuaj, për vendin tuaj dhe për të ardhmen tuaj,” përfundoi Mickoski.