OpenAI po prezanton një formë të re sesi zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione brenda ChatGPT. Përdoruesit mund të hyjnë në aplikacione ndërvepruese si Booking.com, Expedia, Spotify, Figma, Coursera, Zillow dhe Canva. OpenAI po prezanton edhe një pamje paraprake të mjeteve të aplikacionit që i duhen një përdoruesi për ta ndërtuar një të tillë.
Kompania e njoftoi këtë risi në konferencën e përvitshme të zhvilluesve, DevDay 2025.
“Ne duam që ChatGPT të jetë një mënyrë fantastike që njerëzit të përparojnë, të jenë më produktivë, krijues, të mësojnë më shpejt, të bëjnë më mirë çfarëdo po përpiqen të bëjnë në jetën e tyre”, tha Sam Altman.
“Aplikacionet brenda ChatGPT do të mundësojnë një gjeneratë të re aplikacionesh ndërvepruese, që përshtaten dhe personalizohen me të cilët mund të bisedoni.”
Sistemi i ri i OpenAI është përpjekja më e fundit e kompanisë për të ndërtuar një ekosistem aplikacionesh rreth ChatGPT. Tani aplikacionet përfshihen drejtpërdrejt në përgjigjet e chatbot-it dhe përdoruesit mund të përdorin aplikacione të palëve të treta në bisedat e përditshme. Zhvilluesit mund të shpërndajnë më mirë aplikacionet e tyre dhe përmirësohet përvoja e përdoruesve të ChatGPT.
Duke kërkuar emrat e aplikacioneve në ChatGPT, përdoruesit mund të marrin përmbajtje nga një shumëllojshmëri shërbimesh.
Nëse përdoruesit kanë një abonim, ata mund të hyjnë direkt në llogarinë e tyre përmes ChatGPT për të hyrë në opsionet që duan. Altman thotë se OpenAI do të mbështesë monetizimin e aplikacioneve brenda ChatGPT në të ardhmen përmes shtojcës Instant Checkout.
Pikëpyetjet kryesore janë privatësia dhe sa të dhëna do të mund të aksesojnë zhvilluesit e palëve të treta.
Njëkohësisht, nuk është e qartë sesi ChatGPT do të zgjedhë një shërbim midis kompanive konkurrente. Mendohet se kompanitë mund të paguajnë që të jenë zgjedhja e parë e chatbot-it, por OpenAI thotë se do që t’i japë prioritet përvojës së përdoruesit para së gjithash.