VMRO-DPMNE mbajti tubim në komunën e Kisella Vodës. Kandidatja e kësaj partie, Beti Stamenkoska Trajkoska u zotua përpara banorëve se do të vazhdojë me projekte për zhvillim akoma më të madh të kësaj komune. Ajo premtoi se gjatë mandatit të saj do të angazhohet për projekte si, infrastrukturë nëntokësore, ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë e biçikleta, ndriçim rrugor, ndërtim të sallave sportive si dhe rikonstruim të shkollave e rrugëve.
“Rikontruim të hapësirave të komunitetit në Draçevë dhe Pinti. Kanalizim në Babindoll, ndriçim të rrugës drejt manastirit ‘Pelinicë’, infrastrukturë nëntokësore, shteg për këmbësorë dhe biçikleta në Kisella Vodë. Sallë sporti nëpër shkollat e rrethit, zgjerim i shkollës fillore “Nevena Georgieva Dunja’, përmirësim dhe rikonstruim të plotë të rrugës tokësore në pjesën nga ura e Lumit Markovë deri në rrugën për në Lisiçe, te fabrika Ohis”, deklaroi Beti Stamenkoska Trajkoska, Kandidate e VMRO-DPMNE-së për Kisella Vodën