15.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Avokati i Popullit: Të mbrohen fëmijët nga abuzimi politik në zgjedhjet në Maqedoni

Avokati i Popullit, përmes Departamentit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me invaliditet, dërgoi apel publik te të gjithë pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2025 të përmbahen nga përfshirja e fëmijëve në aktivitetet politike.

“Përfshirja e fëmijëve në ç’farëdo lloj aktiviteti politik, paraqet një formë të papranueshme të instrumentalizimit të fëmijës dhe shkelje të dinjitetit të tij dhe të drejtën e mbrojtjes nga ndikimi politik, të garantuar me Konventën për të drejtat e fëmijëve, Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore detyrohen të veprojnë në pajtim me parimet e sjelljes etike dhe përgjegjëse”, citohet në kumtesën e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit