13.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Daut Beqiri nga Haraçina: “Fitorja po vjen – ndryshimi tashmë është vendosur!”

Haraçinë, 9 Tetor 2025 – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka mbajtur një tubim entuziast me qytetarët, ku atmosfera u dominua nga mesazhe bashkimi, shprese dhe vendosmërie për ndryshim.

“Sonte Haraçina foli me zërin e bashkimit, krenarisë dhe fitores që po vjen!”, u shpreh Beqiri në një mesazh pas përfundimit të takimit. Ai falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë, duke theksuar se mbështetja e tyre po tregon qartë se drejtimi i ri është tashmë një vendim kolektiv.

Sipas tij, bashkë me qytetarët është vendosur ndryshimi që i duhet Haraçinës – një ndryshim që bazohet në zhvillim, ndershmëri dhe një vizion të qartë për të ardhmen e komunës.

Tubimi i mbrëmshëm u cilësua nga shumë pjesëmarrës si një nga ngjarjet më të fuqishme të fushatës në këtë komunë, ku ndjesia e bashkimit dhe entuziazmi për një të nesërme më të mirë ishin të pranishëm në çdo cep të sallës dhe jashtë saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit