14.8 C
Skopje
Thursday, October 9, 2025

Daut Beqiri premton infrastrukturë moderne për Haraçinën: Një zë i fortë për ndryshim!

Haraçinë, 9 Tetor 2025 – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka prezantuar planin e tij për transformimin infrastrukturor të kësaj komune, duke vënë theksin në nevojat bazë të qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Beqiri shpalosi tri pika kryesore të planit të tij për mandatin e ardhshëm:

Përfundimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik – një problem i kahershëm që ka ndikuar në higjienën dhe shëndetin publik në shumë lagje të komunës.
Ndërtimi i rrugëve në katër fshatra kyçe: Haraçinë, Orllancë, Grushinë dhe Mojancë – për një lidhje më të mirë dhe qarkullim më të sigurt.
Ndriçim publik me efikasitet energjetik – për rritjen e sigurisë dhe uljen e konsumit të energjisë.

“Në qendër të angazhimit tonë është përmirësimi i jetesës së bashkëvendasve. Haraçina ka nevojë për infrastrukturë moderne, dinjitet dhe zhvillim të qëndrueshëm. #NjëZëPërHaraçinën”, deklaroi Beqiri.

Kandidati i VLEN, i cili garon me numrin 7, u shpreh i vendosur që të sjellë ndryshimin që qytetarët e Haraçinës e meritojnë prej vitesh.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit